Në Bashkinë e Kuçovës u përurua rikonstruksioni i infrastrukturës së shkollës “Koço Korçari”.
Nxënësit dhe stafi pedagogjik i shkollës mbajtën me këtë rast një koncert për të festuar rinovimin e këtij institucioni arsimor duke performuar potpuri të përzgjedhura të valleve shqiptare dhe nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ata shfaqën punimet e realizuara me materiale të ricikluara në një ekspozitë në hollin e shkollës.









