Thirrja e parë për grante
Projekti “BE për Bashkitë” hapi thirrjen e parë për aplikime në skemën e granteve për të gjitha bashkitë shqiptare.
Thirrja e parë për grante investimesh nga projekti “BE për Bashkitë” ka si qëllim mbështetjen e potencialit zhvillimor të bashkive dhe përmirësimin e kushteve mjedisore dhe socio-ekonomike në komunitetet lokale në Shqipëri. Prioritet do t’u jepet bashkive të cilat në fokus të projekt propozimeve të tyre do të kenë tematika të lidhura me rehabilitimin, rindërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës publike vendore, përmirësimin e cilësisë dhe aksesit në shërbimet publike vendore dhe mbështetjen e zhvillimit socio-ekonomik lokal. Përmes kësaj thirrjeje, BE për Bashkitë do të nxisë zbatimin e planeve dhe objektivave strategjike dhe zhvillimore të bashkive dhe do të forcojë kapacitetet e tyre për menaxhimin e fondeve të BE-së.
Çfarë synojmë të arrijmë?
Rehabilitimin, rindërtimin, modernizimin dhe zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike vendore
Mbështetjen e prosperitetit të komuniteteve lokale nëpërmjet promovimit të zhvillimit ekonomik vendor të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës dhe krijimit të vendeve të reja të punës
Dokumentet për aplikim
- EU for Municipalities – Guidelines for Grant Applicants
- Annex A. Part A – Concept Note
- Annex A. Part B – Full Proposal
- Annex B – Budget
- Annex C – Logical framework
- Annex D LEF _ public_en
- Annex D LEF company_en
- Annex E – Partnership Agreement
- Annex F – Declaration on Capital Investment Spending
- Annex G – Standard grant contract
- Annex H – Declaration of honour on exclusion and selection criteria
- Annex J – Information on the tax regime applicable to grant contracts
- Pyetje dhe pergjigje mbi skemen e granteve te BE per Bashkite
- Corrigendum No.1 to Guidelines
Afati për aplikim
Aplikimi ishte i hapur për të gjitha bashkitë shqiptare deri më 17 janar 2022.