Thirrja e dytë për grante
Projekti “BE për Bashkitë” ka hapur thirrjen e dytë për aplikime në skemën e granteve për të gjitha bashkitë. Të 61 bashkitë mund të aplikojnë deri më 10 Qershor 2022.
Thirrja e dytë e skemës së granteve të projektit “BE për Bashkitë” do të mbështesë potencialin zhvillimor të bashkive si dhe do të përmirësojë kushtet mjedisore dhe social-ekonomike të komuniteteve lokale në Shqipëri.
Nëpërmjet kësaj thirrjeje do të mbështeten 12 deri në 15 bashki të cilat me projektet e tyre duan të përmirësojnë infrastrukturën dhe shërbimet publike vendore, mbrojtjen e mjedisit dhe qëndrueshmërinë, fuqizimin e të rinjve dhe komunitetit dhe zhvillimin social.
Kohëzgjatja e projekteve fituese të financuara nga kjo thirrje do të jetë 6 deri në 9 muaj.
Fushat Prioritare
Ndërhyrje në shkallë të vogël për të përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve publike vendore.
Promovimi i mbrojtjes së mjedisit, gjelbërim i qyteteve, rritja e qëndrueshmërisë së qytetit dhe përdorimi efikas i burimeve në nivel vendor
Fuqizimi i të rinjve dhe komunitetit, dhe zhvillimi i arsimit, shërbimeve sociale, kulturës dhe sportit në nivel vendor.
Dokumentet për aplikim
- EU4M_ CfP2 – Guidelines for Open procedure
- Annex A CfP2 Grant Application Form
- Annex B – Budget
- Annex C – Logical framework
- Annex D LEF _ public_en
- Annex D LEF company_en
- Annex E – Partnership Agreement
- Annex F – Declaration on Capital Investment Spending
- Annex G – Standard grant contract
- Annex H – Declaration on honour on exclusion and selection criteria
- Prezantimi i thirrjes së dytë të granteve
- Corrigendum No.1 to Guidelines
- Pyetje dhe përgjigje të thirrjes së dytë të skemës së granteve të BE për Bashkitë
Madhësia e granteve
Shuma minimale: 20 000 euro
Shuma maksimale: 50 000 euro
Bashkëfinancimi
Minimumi: 10% e kostos totale
Maksimumi: 30% e kostos totale
Komponenti i Investimit
Minimumi: 50% e kostos totale
Maksimumi: 70% e kostos totale
Procesi i Aplikimit
13 Prill 2022
Shpallja e
thirrjes së dytë
Dorëzimi i propozimeve
10 Qershor 2022
Korrik 2022
Vlerësimi i
propozimeve
Verifikimi final
Gusht 2022
Shtator 2022
Kontraktimi
Afati për aplikim
Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen pranë zyrave të projektit në adresën Rruga ‘Donika Kastrioti’, Pallati Tekno-Projekt, H.1, Kati 4rt, Ap. 3/1, Tiranë (Pranë ambasadës së Kosovës) deri më 10 Qershor 2022
Për çdo pyetje apo paqartësi na shkruani në [email protected].