Mjedis shkollor modern për arsim cilësor në Kuçovë

Në Bashkinë e Kuçovës u përurua rikonstruksioni i infrastrukturës së shkollës “Koço Korçari”.

Në prani të Kryetarit të Bashkisë Kreshnik Hajdari dhe drejtuesve të shkemës së granteve “ BE për Bashkitë”, nxënësit dhe stafi pedagogjik i shkollës mbajtën një koncert për të festuar rinovimin e këtij institucioni arsimor duke performuar potpuri të përzgjedhura të valleve shqiptare dhe nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ata shfaqën punimet e realizuara me materiale të ricikluara në një ekspozitë në hollin e shkollës.

Aktualisht janë 107 nxënës që kryejnë mësimin në ambientet e reja moderne të shkollës “Koço Korçari”, e rinovuar me mbështetjen finaciare të Bashkimit Evropian falë programit “BE për Bashkitë”.

Projekti përfshinte edhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme edukative dhe kulturore, nga të cilat të përfitonte brezi i ri i komunitetit. Si rezultat, mbi 450 fëmijë dhe të rinj patën mundësinë të marrin pjesë në këto aktivitete dhe të korrin përfitimet e edukimit dhe ekspozimit ndaj përvojave të ndryshme kulturore.

Lajme të ngjashme

Pin It on Pinterest