Lezhë/ Sesioni i informimit me bashkitë e rajonit verior

Në Lezhë, ekipi i projektit “BE për Bashkitë” zhvilloi sesionin e radhës informues me përfaqësuesit e bashkive të rajonit verior për thirrjen e dytë të skemës së granteve e hapur deri më 10 qershor 2022. Gjatë këtij takimi u prezantuan dokumentet, rregullat, kriteret dhe proceduarat e aplikimit të cilat duhet të ndiqen nga të gjitha bashkitë të interesuar për aplikim në këtë thirrje, duke ritheksuar se në këtë thirrje do të mbështeten deri në 15 bashki me grante nga 20.000 Euro deri në 50.000 Euro, nga ku deri në 70% do të dedikohen për investime publike.

Po ashtu, projekti zhvilloi trajnimin me fokus shkrimin një projekt-propozimi të suksesshëm, bazuar në metodologjinë e Ciklit të Menaxhimit të Projektit, sipas kritereve të Bashkimit Evropian. Ky cikël i trajnimesh u organizuar nga BE për Bashkitë së bashku me ekipin e projektit “Bashkitë për në Evropë” me qëllim  rritjen e njohurive dhe kapaciteteve të bashkive shqiptare për të shkruar dhe përftuar fonde nga donatorët e huaj dhe BE.

Projekti “BE për Bashkitë” është një projekt i ri i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili ka si objektiv të përgjithshëm të ndihmojë potencialin zhvillimor të bashkive në Shqipëri dhe të kontribuojë në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve lokale në Shqipëri, nëpërmjet granteve të investimeve për bashkitë.

 

Lajme të ngjashme

Shpallje tenderi për blerje karburanti

Shpallje tenderi për blerje karburanti

Titulli i kontratës: Blerje karburanti për automjetin e projektit Projekti: “BE për Bashkitë” (EU for Municipalities) Ref. publikimit: EU4M – 30   Degal e NALAS në Shqipëri, në emër të Projektit “BE për Bashkitë” (EU for Municipalities), dëshiron të blejë për...

Lexo më shumë

Pin It on Pinterest