Njoftim për vend pune në pozicionin: Menaxher financiar i projektit

NALAS, partneri kryesor i projektit “BE për Bashkitë”, është në kërkim të një Menaxheri financiar të  projektit (Project Finance Officer) për të mbështetur ekipin e tyre në menaxhimin e financave  për zbatimin e këtij projekti. Kandidatët duhet të jenë transparentë, të përgjegjshëm dhe të aftë për të përmbushur të gjitha detyrat e përcaktuara në termat e referencës për t’i sjellë rezultate pozitive projektit.

BE për Bashkitë është një projekt i cili përmes granteve do të mbështesë potencialin e zhvillimit të bashkive në Shqipëri dhe të mbështesë përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike vendore. Ky projekt zbatohet nga NALAS, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe ECOPartners for Sustainable Development, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe Shoqata për Autonomi Vendore.

Vlerësimi i aplikantëve do te bazohet në sistemin e meposhtëm:

Arsimi Max. 35 pikë
Njohuritë dhe eksperienca Max. 50 pikë
Gjuhët e huaja Max. 15 pikë
Total Max. 100 pikë

 

Aplikantët duhet të dorëzojnë një letër motivuese dhe CV-në në gjuhën angleze në adresën [email protected]. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është shtyrë për në datën 29 tetor 2021, ora 16.30.

Për më shumë detajet rreth pozicionit të punës, referojuni Termave të Referencës më poshtë.

ToR Project Finance Officer

Lajme të ngjashme

Pin It on Pinterest