NALAS, partneri kryesor i projektit “BE për Bashkitë”, është në kërkim të një Ekspert financiar të granteve (Grants Finance Officer) për të mbështetur ekipin e tyre në menaxhimin e financave dhe granteve për zbatimin e këtij projekti. Kandidatët duhet të jenë transparent, të përgjegjshëm dhe të aftë për të përmbushur të gjitha detyrat e përcaktuara në termat e referencës për t’i sjellë rezultate pozitive projektit.
BE për Bashkitë është një projekt i cili përmes granteve do të mbështesë potencialin e zhvillimit të bashkive në Shqipëri dhe të mbështes përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike vendore. Ky projekt zbatohet nga NALA, CO-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe ECOPartners for Sustainable Development, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe Shoqata për Autonomi Vendore.
Vlerësimi i aplikantëve do të bazohet në sistemin e meposhtëm:
Arsimi | Max. 35 pikë |
Njohuritë dhe eksperienca | Max. 50 pikë |
Gjuhët e huaja | Max. 15 pikë |
Total | Max. 100 pikë |
Aplikantët duhet të dorëzojnë një letër motivuese dhe CV-në në gjuhën angleze në adresën [email protected]. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është shtyrë për në datën 29 tetor 2021, ora 16.30.
Për më shumë detajet rreth këtij pozicion të punës, referojuni Termave të Referencës më poshtë.