Njoftim për vend pune: Ekspert për Koordinim me Bashkitë

NALAS, Dega ne Shqipëri, në kuadër të projektit “BE për Bashkitë”, është në kërkim të një Eksperti për Koordinim me Bashkitë (Municipal Liasion Officer) për të ofruar shërbime cilësore në fushën e koordinimit me bashkitë për prezantimin e mundësive që ofron projekti, koordinimi ndërmjet projektit dhe shoqatës së autoriteteve lokale, dhe autoriteteve lokale në Shqipëri, përfshirë shërbime për organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve të tjera te projektit.

Kandidatët duhet të jenë transparent, të përgjegjshëm dhe të aftë për të përmbushur të gjitha detyrat e përcaktuara në termat e referencës për t’i sjellë rezultate pozitive projektit.

BE për Bashkitë është një projekt i cili përmes granteve do të mbështesë potencialin e zhvillimit të bashkive në Shqipëri dhe të mbështes përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike vendore. Ky projekt zbatohet nga NALAS, CO-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, ECOPartners for Sustainable Development dhe Shoqata për Autonomi Vendore.

Vlerësimi i aplikantëve do të bazohet në sistemin e meposhtëm:

Arsimi Max. 30 pikë
Njohuritë dhe eksperienca Max. 60 pikë
Gjuhët e huaja Max. 10 pikë
Total Max. 100 pikë

Aplikantët duhet të dorëzojnë një CV-në gjuhën angleze në adresën [email protected]. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 6 prill 2023, ora 17.00.

Për më shumë detajet rreth këtij pozicion të punës, referojuni Termave të Referencës (anglisht) duke klikuar këtu.

Lajme të ngjashme

Pin It on Pinterest