Workshop Teknik: Menaxhimi i fondeve të Bashkimit Evropian

“Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për të menaxhuar fondet e BE-së: Mësimet e nxjerra nga EU4Municipalities” ishte tema e workshopit të dytë dhe të fundit teknik të projektit, që u zhvillua më 30 Maj 2024, pranë Europe House në Tiranë.

         

         

Në takim u diskutua mbi buxhetimin bashkiak me financimet e BE-së, prokurimet publike me fondet e BE-së, si dhe mbi sfidat dhe mësimet e nxjerra nga zbatimi i granteve. Në panel mbajtën fjalën: Marie Augouy, Menaxhere Programi pranë Delegacionit të BE-së në Shqipëri; Elton Stafa, Udhëheqës i Ekipit të “BE për Bashkitë”; Jona Suli, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC); Fran Brahimi, Drejtor Lokal i Financave pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë; Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës së Autonomisë Vendore. Pjesëmarrës në aktivitet ishin edhe zyrtarë nga bashkitë partnere të “BE për Bashkitë”, menaxherët e projektit, zyrtarë të financave dhe prokurimit.

         

         

         

Workshopi reflektoi mbi gjetjet dhe rekomandimet kryesore nga dokumenti i politikave të EU4M mbi buxhetimin bashkiak dhe prokurimin me financimet e BE-së, ku u sollën shembujt e rasteve të Bashkisë së Tiranës dhe të Përmetit.

         

         

Po ashtu u diskutua mbi procedurat e SASPAC për parafinancimin, bashkëfinancimin dhe pagesën e TVSH-së për mbështetjen e bashkive.

         

         

EU4Municipalities (BE për Bashkitë) është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian. Ai zbatohet nga një konsorcium i drejtuar nga NALAS, Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore, (mbështetur institucionalisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim), në partneritet me Shoqatën e Autonomisë Vendore të Shqipërisë, EcoPartners for Sustainable Development dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit.

Lajme të ngjashme

Pin It on Pinterest