Ka filluar zbatimi i projekti BE për Bashkitë në Shqipëri, i cili do të nxisë potencialin e zhvillimit të bashkive dhe do të përmirësojë kushtet socio-ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve lokale në Shqipëri.
Gjatë takimit të parë përfaqësuesit nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Lenka Vitkova dhe z. Orlando Fusco, zëvendësministren e Brendshme, znj. Romina Kuko dhe partnerët diskutuan për rëndësinë e projektit dhe në veçanti me skemën e tij të granteve për bashkitë në Shqipëri që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës të qytetarëve dhe rritjen e kontributit të tyre në procesin e integrimit të vendit në BE.
Ky projekt zbatohet nga Rrjetin e Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Jug-Lindore (NALAS) Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, EcoPartners, Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, Shoqatën për Autonominë Vendore me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimi Evropian në Shqipëri.



