Takimi i tretë i Komitetit Drejtues të projektit BE për Bashkitë

Projekti “BE për Bashkitë”, i financuar nga Bashkimi Evropian, organizoi takimin e tretë të Komitetit Drejtues, për të prezantuar rezultatet e deritanishme të projektit si dhe për të njohur anëtarët me rezultatet e vlerësimit të projekt propozimeve nga bashkitë në kuadër të thirrjes së pare të skemës së granteve. Pas një procesi vlerësimi gjithëpërfshirës, ​​gjashtë bashki shqiptare janë përzgjedhur për të marrë grante deri në 200,000 euro për të zhvilluar infrastrukturën dhe shërbimet publike lokale dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës ssi dhe fuqizuar ekonomin lokale. Deri në 70% e këtyre granteve do të dedikohen për investime kapitale.

Gjatë fjalës hapse, znj. Romina Kuko, Zv. Ministre e Brendshme, theksoi rëndësinë e asistencës së BE-së për nivelin e qeverisjes vendore në Shqipëri, duke theksuar se Skema e Granteve e “BE për Bashkitë” është një projekt pionier i Delegacionit të BE-së në Shqipëri për të mbështetur direkt pushtetin vendore, duke u dhënë atyre një mundësi jo vetëm për të kryer investime në infrastrukturë dhe shërbime, por edhe për të ndërtuar kapacitete e tyre menaxhuese.

Më tej, zv.ministrja Kuko theksoi rëndësinë e transparencës ndaj qytetarëve, komunikimit të vlerave, standardeve dhe rezultateve të BE-së në Shqipëri.

Ndërkohë, z. Orlando Fusco, Menaxher Programi në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, theksoi mbështetjen e shtuar të BE-së për pushtetet vendore në Shqipëri dhe faktin se BE-ja mbështet të katër shtyllat e Strategjisë së Decentralizimit. Duke shprehur vlerësimin e tij për progresin e bërë nga BE-ja për bashkitë, z. Fusco, theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të bashkive për të aplikuar në skema të tilla grantesh nga BE që mbështesin direkt qeverisjes vendore dhe komuniteteve locale në Shqipëri.

Takimi u kryesua nga znj. Romina Kuko dhe z. Orlando Fusco, me pjesëmarrjen e partnerëve kryesorë të projektit BE për Bashkitë, duke përfshirë z. Enea Hoti, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Lokale; znj. Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës për Autonomisë Vendore; z. Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive Shqiptare; z. Fran Brahimi, Drejtor i Departamentit të Financave Vendore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë; znj. Jolanda Trebicka, Drejtuese e projektit “Bashkitë për në Evropë”; znj. Aida Gjika; z. Ledion Shahini; znj. Daniela Cekani nga Ministria e Brendshme, si dhe pjesëtarët e ekipit dhe partnerët e tjerë të projektit.

Në javët dhe muajt e ardhshëm, ekipi i projektit BE për Bashkitë do të vazhdojë të punojë në finalizimi e kontraktave të granteve për thirrjen si dhe vlerësimin teknik të projekt-propozimeve të paraqitura nga bashkitë në thirrjen e dytë për grante e hapur deri më 10 qershor 2022.

Lajme të ngjashme

Shpallje tenderi për blerje karburanti

Shpallje tenderi për blerje karburanti

Titulli i kontratës: Blerje karburanti për automjetin e projektit Projekti: “BE për Bashkitë” (EU for Municipalities) Ref. publikimit: EU4M – 30   Degal e NALAS në Shqipëri, në emër të Projektit “BE për Bashkitë” (EU for Municipalities), dëshiron të blejë për...

Lexo më shumë

Pin It on Pinterest