Shkolla e mesme Charles Telford Erickson ka instaluar një sistem të ri panel diellor për të shfrytëzuar fuqinë e diellit

Inauguruam në Golem të Bashkisë së Kavajës sistemin e paneleve diellore të instaluara në tarracën e shkollës të mesme profesionale “Charles Telford Erickson”. Projekti i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes skemës së granteve “BE për Bashkitë”, do të sigurojë deri në masën 100% energjinë në këtë institucion arsimor, siç u shpreh Kryetari i Bashkisë Fisnik Qosja.

Hubert Perr, Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri foli përpara nxënësve mbi rëndësinë e efiçencës së energjisë: “Të gjithë jemi të vetëdijshëm për ndryshimin e klimës, për efiçencën e energjisë dhe sesi çdo gjë ndikon në ndryshimin e jetës sonë dhe kjo është vërtet diçka që na shqetëson. Ndaj dhe duhet të kujdesemi për planetin tonë. Mendoj se ky projekt është një shembull i mirë se përdorimi i duhur i energjisë ndihmon për të shpëtuar planetin.”

170 nxënës dhe mësues të mesme “Charles Telford Erickson” janë përfituesit e drejtpërdrejtë nga kjo nismë e Bashkisë së Kavajës për efiçencën e energjisë. Me ndihmën e organizatës partnere mjedisore ETMI gjatë zbatimit të projektit u zhvilluan aktivitete lokale për ngritjen e kapaciteteve për energjinë e rinovueshme duke targetuar 10 biznese lokale turistike, 10 fermerë vendas, 23 nxënës shkollash dhe 5 punonjës të bashkisë së Kavajës.

EU4Municipalities (BE për Bashkitë) është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian. Ai zbatohet nga një konsorcium i drejtuar nga NALAS, Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore, (mbështetur institucionalisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim), në partneritet me Shoqatën e Autonomisë Vendore të Shqipërisë, EcoPartners for Sustainable Development dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit.

Lajme të ngjashme

Pin It on Pinterest