“BE për Bashkitë”, i financuar nga Bashkimi Evropian përuroi projektin e tij të parë në Bashkinë Kamzë, më datë 9 qershor 2023.
Nga Projekti “Mjedis i pastër, arsim i shëndetshëm dhe cilësor në shkolla” përfituan drejtpërsëdrejti dy institucione arsimore, Shkolla e Mesme “Isa Boletini” në Paskuqan dhe Shkolla 9-Vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri” në Laknas.
Rreth 20 mijë nxënës dhe anëtarë të komunitetit u informuan në lidhje me praktikat e menaxhimit të mbetjeve, veçanërisht për ndarjen dhe riciklimin e tyre.
Me vendosjen e koshave për ndarjen e mbetjeve në 25 shkolla të kësaj bashkie, projekti ka ndërmarrë hapa të prekshëm drejt promovimit të zakoneve të përgjegjshme të depozitimit të mbetjeve.
Përfshirja e sipërfaqeve të gjelbra brenda ambienteve të këtyre dy shkollave ka kontribuar në përmirësimin e përgjithshëm të këtyre objekteve arsimore.