Manuali për Menaxhimin Financiar të Projekteve të Financuara nga BE ka si qëllim të evidentojë sfidat me të cilat janë përballur bashkitë përfituese të granteve nga projekti ‘BE për Bashkitë’ dhe të propozojë praktika të mira dhe rekomandime se si këto sfida mund të tejkalohen. Ndërkohë që gjetjet dhe rekomandimet lidhen ekskluzivisht me grantet e projektit ‘BE për Bashkitë’, ato kanë rëndësi dhe për raste të tjera të zbatimit të projekteve të financuara nga BE-ja apo donatorë të tjerë. Në këtë kuadër, ky material i ilustruar synon të ndihmojë bashkitë në menaxhimin e projekteve të BE-së në të ardhmen dhe përfshin identifikimin e sfidave të zakonshme që lidhen me menaxhimin e fondeve të BE-së, ndërgjegjësimin për masat paraprake që mund të ndërmerren për të evituar apo adresuar këto sfida, rishikimin e sistemeve dhe procedurave të brendshme të bashkive për të shmangur sfidat e tilla në të ardhmen, sigurimin e qëndrueshmërisë së rezultateve për të ardhmen, dhe përmirësimin e marrëdhënieve institucionale ndërmjet bashkive, institucioneve qendrore, Shoqatës për Autonominë Vendore dhe Delegacionit të BE-së.
Qendra Rinore Përmet: Një epokë e re shërbimesh për të rinjtë
Një ndër perlat e jugut të Shqipërisë, i njohur si “Qyteti i Trëndafilave”, Përmeti mbart vlera, tradita, kulturë dhe bukuri mahnitëse. Në antikitet, qyteti i ngritur pranë brigjeve të Vjosës njihej me emrin Trifilia. Bashkia Përmet mburret me historinë dhe kryefjalë...