Ekipi i projektit “BE për Bashkitë” prezantoi thirrjen e parë të aplikimit për grante investimesh në katër takimet informuese të zhvilluara në Shkodër, Vlorë, Pogradec dhe Tiranë.
Përfaqësuesit e 61 bashkive shqiptare të rajonit verior, jugor, juglindor dhe qendror u njohën me fushat prioritare dhe kriteret e aplikimit në thirrjen e parë të skemës së granteve, e hapur për të gjitha bashkitë deri më 17 janar 2022.
Katër takimet u ndoqën nga një prezantim i ekipi drejtues i projektit “BE për Bashkitë”, të cilët bënë një pasqyrë të përmbledhur të dokumentacionit përkatës, kritereve të lejueshmërisë dhe informacioneve relevante për procesin e aplikimit në thirrjen e parë të granteve.
Për më shumë lexoni këtu.