Tregu kushtuar artizanatit tradicional Rom pritet të rrisë punësimin, por edhe t’u mundësojë turistëve vendas dhe të huaj të njihen më mirë me kulturën dhe traditat e këtij komuniteti.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato e vizitoi nga afër tregun dhe u informua rreth punimeve transformuese, që po kryen nga Bashkia e Gjirokastrës.
Vizita u realizua në kuadër “Javës së Evropës 2024”, ku EU4Municipalities u bë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Bashkimi Evropian. Ndërtimi i tregut është një kontribut i dobishëm shoqëror për komunitetin që jeton në lagjen “Zinxhira” të qytetit të gurtë dhe mundësohet falë financimit të Bashkimit Evropian, në kuadër të skemës së granteve “BE për Bashkitë”.