Nga Orlando Fusco, Menaxher i Programit, Delegacioni i BE-së në Shqipëri

Si rrjedhojë e përgjegjësive që lidhen me shërbimet e larmishme që ofrojnë, Bashkitë në Shqipëri kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur lidhur me përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëvë shqiptarë. Në mënyrë të ngjashme, Bashkitë në Shqipëri luajnë një rol themelor në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit Europian, për arsye se deri në 70% e Acquis Communautaire (tërësisë së të drejtave, detyrimeve dhe objektivave të BE-së), në Shqipëri implementohet në nivelin vendor.

Për shkak të rëndësisë që ka qeverisja lokale në procesin e integrimit në BE, Bashkimi Europian po i kushton asaj gjithnjë e më shumë vëmëndje nëpërmjet ofrimit të një ndihmese në rritje ndaj qeverisjes lokale në Shqipëri. Mbështetja financiare ndaj qeverisjes lokale jo vetëm është rritur për sa i përket volumit të financimit, ku programi i mbështetjes ka arritur shifrën prej 34 milion EUR , por është zgjeruar gjithashtu edhe në lidhje me fushat dhe natyrën e mbështetjes.

Në vitin 2021, si pjesë e këtij programi të mbështetjes ndaj qeverisjes vendore dhe reformave të decentralizimit, ne lançuam Projektin e Skemës së Granteve të BE-së për Bashkitë në Shqipëri (BE për Bashkitë). Ky projekt i skemës së granteve është konceptuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj nevojave dhe prioriteteve të ngritura nga autoritetet dhë komunitetet vendore gjatë shumicës së vizitave në terren. Si rezultat, grantet e investimeve të “BE për Bashkitë” do të adresojnë fushat e infrastrukturës dhe shërbimeve publike vendore, zhvillimin ekonomik lokal, novacionin, krijimin e vëndeve të punës, mbrojtjen e mjedisit si dhe fuqizimin e të rinjve. Të gjitha këto dimensione janë thelbësore për të ardhmen e shqiptarëve si dhe për procesin e integrimit në BE.

Ndërkohë që afati për aplikimet për thirrjen e parë për propozime u mbyll më datën 17 Janar 2022, në i përgëzojmë ato bashki shqiptare të cilat i plotësuan kriteret e lejueshmërisë dhe aplikuan për grantet e investimeve. Interesi i madh i treguar në lidhje me grantet që mbështesin zhvillimin ekonomik lokal të qëndrueshëm dhe përfshirës si dhe përmirësimin e infrastrukturës bashkiake, demonstrojnë që Bashkitë në Shqipëri janë shumë të angazhuara që të mbështesin rritjen e komuniteteve të tyre lokale. Nëpërmjet këtyre granteve në investime, bashkitë do të jenë në gjëndje që të përmirësojnë aksesin dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara ndaj komuniteteve të tyre, duke promovuar ndërkohë aktivitetin ekonomik, i cili nga ana e tij do të kontribojë në krijimin e vëndeve të reja të punës dhe transformimit të cilësisë së jetesës për komunitetet lokale.

Ne i urojmë suksese të gjithë aplikantëve, në këtë moment gjatë të cilit propozimet e tyre po vlerësohen nga një komision kompetent vlerësimi i cili ka në përbërjen e tij edhe ekspertë nga Europa Juglindore. Ne shprehim besimin që NALAS si koordinator i këtij projekti dhe si organizatë rajonale, do të realizojë një vlerësim tepër transparent dhe të paanshëm të secilit aplikim.

Nëpërmjet kësaj thirrjeje të parë për aplikime, BE-ja do të financojë mesatarisht grante me vlerë deri në 200.000 EUR, me përfitues deri në 6 Bashki. Një thirrje e dytë për aplikime do të lançohet në pranverën e vitit 2022, ku 15 Bashki të tjera në Shqipëri do të përfitojnë grante investimesh me vlerë deri në 50.000 EUR. Është e pritshme që mesatarisht rreth një e treta e Bashkive shqiptare do të përfitojnë nga grantet e financuara nga BE-ja.

Ashtu si në çdo proces konkurimi, vetëm ato aplikime të cilat kanë relevancë dhë krijojnë impakt do të përzgjidhen për të vazhduar më tej për në fazën tjetër. Për këtë arsye, është thelbësore që bashkitë në Shqipëri të vazhdojnë të investojnë në fuqizimin e kapaciteteve të tyre për të aplikuar dhe menaxhuar financimë nga BE-ja apo nga donatorë të tjerë. Njësitë e Integrimit Europian nëpër bashki, kanë një mandat të veçantë në këtë drejtim. Projekti “BE për Bashkitë”, në partneritet me Projektin “Bashkitë për Europën 2.0” do të ofrojë trainime të përshtatura, specifike si dhe masa për zhvillimin e kapaciteteve për stafin e bashkive të përfshirë në përgatitjen e propozimeve për financim nga Skema e Granteve të “BE për Bashkitë”. Ne shpresojmë që bashkitë ta shfrytëzojnë siç duhet këtë mundësi dhe të vazhdojnë të investojnë në rritjen e kapaciteteve të stafeve të tyre.

Një aspekt shumë i rëndësishëm lidhur me skemën e granteve: në Marrveshjen e Financimit IPA 2020, Qeveria Shqiptare është angazhuar – me një kusht formal- që të ofrojë një bashkë-financim prej të paktën 10% të vlerës së çdo sub-granti të përfshirë në skemën e granteve të “BE për Bashkitë”. Ne shpresojmë që Qeveria Shqiptare ta mbajë këtë angazhim dhe të mundësojë përdorimin e kësaj mbështetjeje financiare nga BE, në përfitim të komuniteteve vendore.

Dëshiroj gjithashtu të përgëzoj ekipin zbatues të projektit për përpjekjet e tij të deritanishme si dhe të falenderoj të dy Shoqatat e Qeverisjes Vendore, Shoqatën e Autonomisë Lokale si dhe Shoqatën e Bashkive Shqiptare, të cilat kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol thelbësor jo vetëm në kuadrin e këtij projekti, por edhe në lidhje me progresin e decentralizimit dhe mbështetjen e zhvillimit të bashkive në Shqipëri në përgjithësi.

Pin It on Pinterest