Takimi i Rrjetëzimit ndërmjet Njësive të Integrimit Evropian të Bashkive Shqiptare dhe atyre të Evropës Jug-Lindore me tematikë “Përgatitja për të Ardhmen”, u zhvillua në Tiranë në datën 12 Prill 2022, në kuadrin e Projektit “BE për Bashkitë” (EU4M) i financuar nga BE.
Takimi u organizua nga NALAS, Rrjeti i Shoqatave te Autoriteteve Lokale të Evropës Jug-Lindore, në partneritet me projektin “Bashkitë për në Evropë (MfE) 2.0”, Shoqatën për Autonominë Vendore dhe Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë. Eventi i shkëmbimit të njohurive dhe eksperiencave, mblodhi së bashku Njësitë e Integrimit Evropian nga Bashkitë e Shqipërisë dhe Evropës Juglindore, së bashku me përfaqësues të Shoqatave të Bashkive të Evropës Jug-Lindore, anëtare të NALAS.
Një fokus i veçantë iu kushtua shkëmbimit të praktikave të mira në forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve bashkiakë për integrimin në BE dhe përgatitjes për anëtarësimin e ardhshëm, duke përfshirë përthithjen dhe menaxhimin e mbështetjes financiare të BE-së.
Për më shumë lexoni këtu.