EU4Municipalities zhvillon në datë 30.05.2024, Workshopin e dytë dhe të fundit teknik të projektit, me temë: “Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për të menaxhuar fondet e BE-së: Mësimet e nxjerra nga EU4 Municipalities”. Workshop-i do të zhvillohet pranë Europe House në Tiranë, në orën 09:30.
EU4Municipalities është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian. Ai zbatohet nga një konsorcium i drejtuar nga NALAS, Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore, (mbështetur institucionalisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim), në partneritet me Shoqatën e Autonomisë Vendore të Shqipërisë, EcoPartners for Sustainable Development dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit.