Vlorë/ Përfundojnë sesionet e informimit për thirrjen e dytë të granteve

Rreth 30 përfaqësues nga 16 bashki të rajonit jugor morën pjesë në sesionin e fundit informues të organizuar në Vlorë. Përgjatë këtij takimi, ekipi i “BE për Bashkitë” prezantoi objektivat, fushat prioritare, kriteret dhe procedurat e aplikimit në thirrjen e dytë të skemës së granteve duke ritheksuar se në këtë thirrje do të mbështeten deri në 15 bashki me grante nga 20.000 Euro deri në 50.000 Euro, nga ku deri në 70% do të dedikohen për investime publike.

Pikë me rëndësi e këtij takimi ishte edhe zhvillimi i sesionit të trajnimit të fokusuar në menaxhimin dhe shkrimin e një projekt propozimi të suksesshëm. Ky trajnim ndihmoi përfaqësuesit e bashkive për të rritur kapacitet dhe njohuritë e tyre në shkrimin e projekteve sipas rregullave dhe kritereve të Bashkimit Evropian. Ai u organizuar nga BE për Bashkitë së bashku me ekipin e projektit “Bashkitë për në Evropë”.

Projekti “BE për Bashkitë” është një projekt i ri i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili ka si objektiv të përgjithshëm të ndihmojë potencialin zhvillimor të bashkive në Shqipëri dhe të kontribuojë në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve lokale në Shqipëri, nëpërmjet granteve të investimeve për bashkitë.

 

Lajme të ngjashme

Pin It on Pinterest