Tropoja me qendër të re rinore falë Projektit “BE për Bashkitë”

180 të rinj të Bashkisë së Tropojës kanë në funksion të tyre Qendrën Rinore të qytetit. Kjo qendër, e cila ndodhet brenda ambienteve të Muzeut u rindërtua dhe mobilua nga Bashkia e Tropojës me fondet e Bashkimit Evropian, të përfituara përmes skemës së granteve “BE për Bashkitë”. Në sajë të Projektit “Të rinjtë aktivë në Bashkinë e Tropojës (ATY4M)” u formua edhe Këshilli Rinor, i cili është aktiv dhe është përfshirë në disa nisma të mbështetura nga Bashkia e Tropojës dhe Shoqata “Udhëtimi i Lirë”.

Në fund të aktivitetit përurues të zhvilluar më 31 tetor 2023 të rinjtë u pajisën me certifikata për pjesëmarrjen në trajnimet formuese të organizuara në kuadër të projektit gjatë periudhës janar-gusht 2023.

Ekipi i “BE për Bashkitë” u prit në një takim nga Kryetari i Bashkisë së Tropojës Rexh Byberi. Në takim u theksua rëndësia e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitetet vendore.

Bashkia e Tropojës u bë pjesë e skemës së granteve “BE për Bashkitë” përmes projektit kushtuar rinisë “Të rinjtë aktivë në Bashkinë e Tropojës (ATY4M)”.

 

 

Lajme të ngjashme

Përurimi i Qendrës Rinore në Përmet

Përurimi i Qendrës Rinore në Përmet

Mbi 320 të rinj janë përfitues të shërbimeve të Qendrës Rinore "Ollga Shuraja" në Bashkinë e Përmetit, që u inaugurua në datë 22 nëntor 2023. Kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha dhe Përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Marie Augouy zbuluan...

Lexo më shumë

Pin It on Pinterest