Mundësitë e krijuara dhe mbështetja për komunitetet ofruar nga projekti “BE për Bashkitë” janë të shumta. Një shembull i shkëlqyer ishte “Shkolla Verore 2023” e menduar në formën e shkëmbimit të përvojave dhe ideve mes të rinjve të bashkive të Lushnjes, Përmetit dhe Beratit.
Përmirësimi i shërbimeve për të rinjtë, siç është rasti i rikonstruksionit të Qendrës Rinore Multifunksionale, rrjedhimisht ndikon drejtëpërsëdrejti në rritjen e mundësive.
Bashkëpunëtorët tanë, ekipet e Bashkisë së Lushnjes, Bashkisë së Përmetit dhe Bashkisë së Beratit ia kanë arritur më së miri qëllimit që përmes “Shkollës Verore 2023” të nxisin integrimin më të mirë si dhe mirëkuptim të ndërsjellë mes të rinjve.