Shkolla e rinovuar ‘Koço Korçari’: Një histori suksesi

Edhe pse renditet ndër bashkitë e vogla të Shqipërisë, historia e Kuçovës i ka rrënjët në lashtësi tek fisi ilir Dasarët. Kërkimet arkeologjike në periferi të Kuçovës, tregojnë se krahina ka qenë një vendbanim i lashtë dhe me kulturë të zhvilluar.

Politikat zhvilluese vijojnë të mbeten prioritet edhe në ditët e sotme. Arsimi është një ndër fushat ku bashkia ka investuar. Shkolla “Koço Korçari” e kishte të domodsoshme një ndërhyrje kapilare, në mënyrë që nxënësit të zhvillonin orët e mësimit në kushte optimale.

Duke përfituar nga ndihma financiare e Bashkimit Evropian përmës skemës së granteve të projektit “BE për Bashkitë”, bashkia kreu rikonstruksionin e plotë të infrastrukturës së shkollës “Koço Korçari”.

Projekti “Rikonstruksioni i Shkollës ‘Koço Korçari’”, pati në dispozicion një buxhet të përgjithshëm prej 49.725 euro, nga të cilat 34.825 euro kontribut i Bashkimit Evropian.

Aktualisht janë 107 nxënës që kryejnë mësimin në ambientet e reja dhe moderne të shkollës “Koço Korçari”.

Mësuese Valbona Shkëmbi thotë se pas rikonstrusionit falë projektit ‘BE për Bashkitë’ shkolla është në parametrat bashkohorë, ku fëmijët të ndihen më të lumtur dhe më të gëzuar.

“Rikonstuksoni i shkollës “Koço Korçari” ishte një kërkesë e hershme jona si staf akademik, por edhe e prindërëve. Falë projektit “BE për Bashkitë” tashmë shkolla jonë ka kushte shumë më të mira sesa më parë. Dua të nënvizoj edhe një aspekt tjetër.

Ky projekt ishte shumë i rëndësishëm për ne, sepse jo vetëm u përmirësuan kushtet e kësaj shkolle, por edhe organizuam shumë aktivitete të bukura dhe gjithëpërfshirëse”, thotë Valbona Shkëmbi, mësuese e shkollës.

Gjatë realizimit të projektit u organizuan 5 aktivitete edukative, që bënë bashkë 300 fëmijë dhe 150 të rinj, pjesë e kësaj Bashkie, si “Trashëgimia kulturore e Bashkimit Evropian”, “Java festive e qytetit”, “Aktiviteti i Ditës së Rinisë”.

Gjithashtu u hap një ekspozitë e arteve vizuale mbi vlerat e BE-së me punime të realizuara nga 40 fëmijë, përfshirë këtu edhe 10 fëmijë me aftësi ndryshe. 

Një risi për qytetin ishte zhvillimi i një anketimi nga 10 të rinj, lidhur me performancën e Bashkisë Kuçovë në raport me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

 

Lajme të ngjashme

Pin It on Pinterest