Elbasan/ Zhvillohet sesioni i informimit me bashkitë e rajonit juglindor

Projekti “BE për Bashkitë” (EU for Municipalities) zhvilloi sesionin e dytë informues në Elbasan më datë 11 dhe 12 Maj, me përfaqësuesit e bashkive të Elbasanit, Librazhdit, Prenjasit, Maliqit, Kolonjës, Belshit, Cërrikut dhe Skraparit. Në fokus të këtij takimi ishte prezantimi i thirrjes së dytë për grante, objektivat dhe prioritetet e thirrjes, madhësia e granteve të investimeve për bashkitë, rregullat, kriteret e pranueshmërisë dhe vlerësimit të projekt-propozimeve.

Pjesëmarrësit u njohën edhe me dokumentet dhe procesin e aplikimit, përfshirë dokumentet mbështetëse administrative, financiare dhe teknike.

Sesioni informimit u ndoq nga trajnimi “Si të shkruajmë një projekt propozim të suksesshëm”, bazuar në qasjen e ciklit të menaxhimit të projektit. Ky trajnim shërbeu për të asistuar ekipet e bashkive të angazhuar në hartimin e projekt propozimeve në thirrjen e dytë për aplikime për grante të projektit “BE për Bashkitë”.

Sesion i trajnimit ndihmoi përfaqësuesit e bashkive për të rritur kapacitet dhe njohuritë e tyre në shkrimin e projekteve sipas rregullave dhe kritereve të Bashkimit Evropian. Ky cikël i trajnimesh për çdo sesion informomimi u organizua nga BE për Bashkitë së bashku me ekipin e projektit “Bashkitë për në Evropë”.

Projekti “BE për Bashkitë” është një projekt i ri i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili ka si objektiv të përgjithshëm të ndihmojë potencialin zhvillimor të bashkive në Shqipëri dhe të kontribuojë në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve lokale në Shqipëri, nëpërmjet granteve të investimeve për bashkitë.

 

 

Lajme të ngjashme

Pin It on Pinterest