Përurimi i Qendrës Rinore në Përmet

Mbi 320 të rinj janë përfitues të shërbimeve të Qendrës Rinore “Ollga Shuraja” në Bashkinë e Përmetit, që u inaugurua në datë 22 nëntor 2023. Kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha dhe Përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Marie Augouy zbuluan pllakatin përurues dhe së bashku me ekipin e “BE për Bashkitë” vizituan Qendrës Rinore, të ndryshuar rrënjësisht.

Në prani edhe të të rinjtë që do ta frekuentojnë qendrën, u zhvillua një bisedë mbi rëndësinë e projekteve të prekshme për komunitetin si dhe për nevojën e rritjes së kapaciteteve në bashkitë e vendit në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Rikonstruksioni i Qendrës Rinore u realizua nga Bashkia e Përmetit me financimin e Bashkimit Evropian përmes skemës së granteve “BE për Bashkitë”.

 

Lajme të ngjashme

Pin It on Pinterest