“Kemi lindur të barabartë: Mundësi për një jetë të drejtë dhe dinjitoze”

Në qytetin e gurtë të Gjirokastrës, ka marrë jetë Tregu Artizanal Tradicional Rom, një projekt që për qëllim ka të ndryshojë fytyrën e qytetit dhe të rritjen e mundësive të punësimit për banorët lokalë e në mënyrë të veçantë për pjesëtarët e komunitetit rom dhe për ofrimin e kushteve më të mira të punës për ta.

Projekti “Ndërtimi i Tregu Artizanal Tradicional Rom”, u zbatua nga Bashkia Gjirokastër në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) dhe shihet si një hap i rëndësishëm që pritet do të sjellë ndryshime pozitive për banorët e Gjirokastrës.

Tregu Artizanal Tradicional Rom në lagjen “Zinxhira” u financua nga i Bashkimi Evropian përmes programit “BE për Bashkitë”. Buxheti total kushtuar këtij projekti ka vlerën e 220.824.00 eurove, nga të cilat 198.742.00 euro është kontributi i Bashkimit Evropian.

Tregu Artizanal Tradicional Rom nuk është vetëm një hap përpara në mbështetjen e artizanëce Rom që tani kanë një hapësirë ku të shfaqin dhe shesin produktet e tyre artizanale, por është gjithashtu një mundësi për të gjithë qytetarët e Gjirokastrës dhe turistët që të njihen më nga afër me kulturën dhe traditën Rome. Ndërtimi i një tregu të tillë i vjen në ndihmë rritjes së punësimit, duke ofruar vende pune për shumë banorë lokalë, por e bën qytetin akoma më atraktiv për turistët e huaj dhe të apasionuarit e kulturave dhe artizanatit.

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi e vlerësoi projektin që në nisje të tij, si një  kontribut në integrimin e komunitetit Rom.

Ky projekt është një tjetër investim i rëndësishëm që kontribuon jashtëzakonisht shumë në integrimin e mëtejshëm të komunitetit Rom. Tregu i ri do të jetë edhe një hapësirë ndërveprimi e shkëmbimi jo vetëm brenda komunitetit, por edhe me pjesën tjetër të shoqërisë”, u shpreh kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi.

Në një kohë kur ekonomia lokale ka nevojë për stimulim dhe diversifikim, ndërtimi i tregut Rom në Gjirokastër ofron një zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme për qytetarët. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të investuar në potencialin e komunitetit Rom dhe për të promovuar ndërveprimin dhe bashkëpunimin ndërkulturor.

Gjatë realizimit të punimeve transformuese nga Bashkia Gjirokastër, Tregu Artizanal Tradicional Rom u vizitua edhe nga Ambasadori i Bashkimit Evropian Silvio Gonzato.

Në zbatimin e projektit, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) ka organizuar trajnime me zejtarët dhe artizanët e minoritetit Rom me banim në Gjirokastër me fokus rritjen e njohurive në marketing dhe teknikave efektive për të shtuar shitjet e punimeve artizanale.

Tregu ka një sipërfaqe totale prej 2000 metra² dhe përfshin një ndërtesë me strukturë lite, një treg të hapur, si dhe hapërsirë të madhe. Gjithashtu falë projektit u realizua mobilimi dhe shërbime të tjera plotësisht funksionale për artizanët vendas Rom.

Në këto hapërira ndodhet edhe Qendra komunitare, e cila sot është e pajisur dhe e mobiluar në shërbim të aktiviteteve edukative dhe argëtuese.

Projekti mundësoi në total 4 trajnime për biznes, marketing dhe aktivitete të tjera për ngritjen e kapaciteteve, të ofruara për zejtarë vendas. Ndërkohë që u trajnuan 8 persona të stafit bashkiak të aftë në menaxhimin e aktiviteteve edukative dhe rekreative të komunitetit.

Të gjithë kanë lindur të barabartë dhe meritojnë mundësi për një jetë dinjitoze. Ky parim është themeli i të drejtave të njeriut dhe përbën bazën e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë. Respektimi i dinjitetit njerëzor dhe sigurimi i mundësive të barabarta për të gjithë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi, apo gjendja ekonomike, është thelbësor për ndërtimin e një bote më të mirë. Çdo individ duhet të ketë qasje në arsim, shëndetësi, punësim dhe një jetë pa diskriminim apo padrejtësi. Vetëm kështu mund të krijojmë një shoqëri ku çdo njeri ka mundësinë të arrijë potencialin e tij të plotë dhe të jetojë me dinjitet.

 

EU4Municipalities (BE për Bashkitë) është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian. Ai zbatohet nga një konsorcium i drejtuar nga NALAS, Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore, (mbështetur institucionalisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim), në partneritet me Shoqatën e Autonomisë Vendore të Shqipërisë, EcoPartners for Sustainable Development dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit.

 

Lajme të ngjashme

Pin It on Pinterest