Golem: Energji nga Panelet Fotovoltaike në Shkollën e Mesme

Energjia diellore përbën një burim të rinovueshëm dhe të pastër si dhe ka një rol të rëndësishëm në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe në zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Shkolla e mesme e agro-biznesit “Charles Telford Erickson” në Golem të Bashkisë Kavajë, është ndër të parat që ka instaluar një sistem të ri panelesh diellore për të shfrytëzuar fuqinë e diellit. 170 nxënës dhe mësues të shkollës së mesme përfitojnë drejtpërdrejtë nga ky projekt i Bashkisë së Kavajës për efiçencën e energjisë, falë mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian përmes skemës së granteve “BE për Bashkitë”.

Për instalimin e sistemit të paneleve diellore dhe realizimin e të gjithë projektit të Bashkisë së Kavajës shërbyen në total 49.770 Euro, nga të cilat financimi i Bashkimit Evropian është 41.400 Euro.

Instalimi i një sistemi panelesh diellore me kapacitet 26 kpW mund të çojë në kursime të konsiderueshme të energjisë, në këtë rast një reduktim me 90%, veçanërisht në një mjedis të shkollës së mesme me nevoja të qëndrueshme energjie gjatë ditës.

Për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja, projekti do të sigurojë deri në masën 100% energjinë, ndërsa vlerësoi rëndësinë e këtij investimi.

Projekti i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes skemës së granteve “BE për Bashkitë”, do të sigurojë deri në masën 100% energjinë në këtë institucion arsimor”, shprehet Kryetari i Bashkisë.

Hubert Perr, Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri në takimin që pati me nxënës të shkollës, gjatë përurimit të investimit, e vuri theksin tek rëndësia e efiçencës së energjisë.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për ndryshimin e klimës, për efiçencën e energjisë dhe sesi çdo gjë ndikon në ndryshimin e jetës sonë dhe kjo është vërtet diçka që na shqetëson. Ndaj dhe duhet të kujdesemi për planetin tonë. Mendoj se ky projekt është një shembull i mirë se përdorimi i duhur i energjisë ndihmon për të shpëtuar planetin“, tha Hubert Perr.

Gjatë realizimit të projektit “Promovimi i praktikave dhe instrumenteve inovative për reduktimin e emetimeve të karbonit dhe për të përmirësuar eficencën e energjisë në Bashkinë Kavajë” është përgatitur edhe Plani i Veprimit për Energjinë e Qendrueshme dhe Klimën (SECAP) për Bashkinë Kavajë për vitet 2022-2030.

Me ndihmën e organizatës partnere mjedisore ETMI (Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit/Environmental and Territorial Management Institute) u zhvilluan aktivitete lokale për ngritjen e kapaciteteve për energjinë e rinovueshme duke targetuar 10 biznese lokale turistike, 10 fermerë vendas, 23 nxënës shkollash dhe 5 punonjës të bashkisë së Kavajës.

Për menaxherin e Projektit pranë Bashkisë Kavajë Arben Meta, Promovimi i praktikave dhe instrumenteve inovative për emetimin e karbonit dhe përmirësimin e efiçencës energjitike” është një ndër projektet më të rëndësishme, që lidhet me Agjendën e Gjelbërt të BE-së.

Rritja e kapaciteteve për hartimin, menaxhimin dhe raportimin e projekteve, bashkë me hartimin e Planit për Energjinë dhe Klimën ka ndihmuar në krijimin e një vizioni të ri mbi zhvillimin e qëndrueshëm në Bashkinë Kavajë”, shprehet Meta.

Projekti mundësoi edhe organizimin e dy evenenteve për transferimin e njohurive me ndihmën e një mentori, nga nxënësit e shkollës tek të rinjtë e tjerë banorë në zonat rurale, për aplikimin e sistemeve të energjisë së rinovueshme në fermat e tyre. Po ashtu, u zhvillua një seminar me përfaqësues nga hotelet e interesuara bregdetare, me tematikë krijimin e sistemit të menxhimit të enjergjisë. Po ashtu u realizua hartimi i një manuali në mbështetje të hoteleve bregdetare mbi reuktimin e konsumit të energjisë elektrike, kryesisht gjatë sezonit veror.

Instalimet e paneleve diellore mund të reduktojnë ndjeshëm faturat e energjisë dhe impaktin në mjedis me kalimin e kohës, duke i bërë ato një investim të vlefshëm për institucione si shkollat ​​e mesme.

 

EU4Municipalities (BE për Bashkitë) është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian. Ai zbatohet nga një konsorcium i drejtuar nga NALAS, Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore, (mbështetur institucionalisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim), në partneritet me Shoqatën e Autonomisë Vendore të Shqipërisë, EcoPartners for Sustainable Development dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit.

 

Lajme të ngjashme

Praktika të mira nga projekte të financuara nga BE

Praktika të mira nga projekte të financuara nga BE

Katalogu “Praktika të Mira” ka si qëllim të ofrojë shembuj të praktikave të mira në zbatimin me sukses të projekteve të financuara nga BE në vende të ndryshme të Evropës, si Kroaci, Mali i Zi, Serbia, Moldavia, Turqia, etj. Projektet e përfshira në katalog janë...

Lexo më shumë

Pin It on Pinterest