Festojmë Suksesin: Konferenca përmbyllëse e “BE për Bashkitë” në Shqipëri

Më 10 korrik 2024, qyteti plot jetë i Shkodrës ishte mikpritës i një ngjarjeje të rëndësishme—konferencës përmbyllëse të projektit të financuar nga BE, “BE për Bashkitë”. I zbatuar nga një konsorcium i drejtuar nga Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS), aktiviteti shënoi kulmin e një rrugëtimi tre-vjeçar që forcoi ndjeshëm qeverisjen vendore në Shqipëri.

Programi “BE për Bashkitë” , i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, ndikoi drejtpërdrejtë në 19 bashki përmes ndërhyrjeve në infrastrukturë, përmirësimeve të shërbimeve dhe nismave për ngritjen e kapaciteteve në nivel lokal. Me anë të një mbështetje financiare të konsiderueshme prej 1.7 milionë euro, u rindërtuan 24 ndërtesa publike, u krijuan ose përmirësuan 68 shërbimeve publike me përfitues mbi 49,332 qytetarë, përfshirë 32,993 të rinj.

Në Konferencën përmbyllëse ishin të pranishëm personalitete, si: Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato; Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku; Drejtori Ekzekutiv i NALAS-it, Kelmend Zajazi; Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Lokale, Adelina Farrici; dhe kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci.

Pikat kryesore nga Konferenca

Ambasadori Silvio Gonzato theksoi rolin thelbësor të qeverisjes vendore në procesin e integrimit në BE, duke u shprehur:

“Roli i pushtetit vendor në procesin e integrimit në BE është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Përafërsisht 70% e zbatimit të të gjithë legjislacionit dhe standardeve të BE-së ndodh në nivel lokal. Kështu, autoritetet vendore bëhen kujdestarë të standardeve të BE-së në nivel lokal. Për ta bërë këtë me sukses, ata duhet të rrisin kapacitetin e tyre për të absorbuar fondet e BE-së, për të forcuar bashkëpunimin ndërbashkiak dhe rajonal dhe për t’u angazhuar me shoqërinë civile, sipërmarrësit, grupet e të rinjve dhe komunitetet lokale. Kjo është arsyeja pse BE-ja ka mbështetur 19 bashki me grante investimi në vlerë prej 1.7 milionë euro, në përputhje me nevojat e qytetarëve vendas. Rezultatet kanë qenë transformuese, duke rritur kapacitetet e stafit bashkiak dhe duke ofruar infrastrukturë dhe shërbime të përmirësuara në arsim, përfshirje sociale, kulturë, mbrojtjen e mjedisit, fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin ekonomik vendor.”

Duke falenderuar NALAS-in për partneritetin dhe zbatimin e suksesshëm, ambasadori Gonzato njoftoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për qeveritë vendore me një buxhet të rritur ndjeshëm prej 10 milionë € për fazën tjetër të programit “BE për Bashkitë”, që do të fillojë në vitin 2025, duke ofruar grante shtesë për përfitimin e bashkive dhe qytetarëve.

Ministri Arbjan Mazniku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së:

““BE për Bashkitë” ka qenë një ushtrim shumë i rëndësishëm, jo vetëm për pjesën e mbështetjen teknike siç janë trajnimet shumë të nevojshme dhe të dobishme, pra ushtrimi i kapaciteteve të Bashkive në lidhje me projektet e BE-së. Por, programi është shumë i rëndësishëm, pasi kjo është hera e parë që janë dhënë grante të drejtpërdrejta për të financuar ndryshime ndërsektoriale për Bashkitë”.

Kelmend Zajazi, Drejtor Ekzekutiv i NALAS, theksoi ndikimin e projektit tek qytetarët:

“Ne kemi demonstruar dhe ofruar qytetarëve standardet lokale të ofrimit të shërbimeve publike. Duke e bërë këtë, ne po mbajmë gjallë shpresën për brezin e ri se anëtarësimi në BE është vetëm një hap larg.”

Adelina Farrici , Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Lokale, reflektoi mbi rëndësinë e granteve direkte:

“Ne si shoqatë vazhdimisht kemi avokuar tek donatorët që komunat të kenë ndikim të drejtpërdrejtë dhe të aplikojnë drejtpërdrejtë për fonde. Jo vetëm ngritja e kapaciteteve, por edhe disponueshmëria e granteve. “BE për Bashkitë” ishte modeli i parë që përfundoi me sukses.”

Duke parë Përpara

Konferenca përmbyllëse e “BE për  Bashkitë” jo vetëm që festoi arritjet e tre viteve të fundit, por gjithashtu vendosi terrenin për sukseset e ardhshme. Me premtimin për një buxhet të zgjeruar dhe më shumë mundësi grantesh, programi synon të vazhdojë të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët në Shqipëri.

Konferenca përmbyllëse ishte një dëshmi e përpjekjeve kolektive të BE-së, NALAS-it dhe qeverive vendore në Shqipëri.

Angazhimi për të përmirësuar qeverisjen vendore dhe ofrimin e shërbimeve ka vendosur një themel të fortë për fazën e ardhshme të “BE për Bashkitë”, duke siguruar që ‘Evropa është këtu’ për të gjithë shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Pin It on Pinterest