Përvoja e “Be për Bashkitë” në menaxhimin e fondeve të BE-së në buxhetin vendor

Studimi “Menaxhimi i Fondeve të Bashkimit Evropian në Buxhetin Vendor” ka si qëllim të analizojë në mënyrë të strukturuar sfidat e bashkive dhe të ofrojë rekomandime për përmirësimin e kuadrit rregullator dhe  institucional për procedurat për buxhetimin, hapjen e llogarive bankare për projektet,  dhe prokurimin publik me fonde të BE-së. Gjithashtu, duke u nisur nga praktikat e mira të rajonit, nëpërmjet këtij studimi, NALAS, paraqet modele dhe rekomandime për  instrumentet e domosdoshëm për të ndihmuar bashkitë në absorbimin dhe menaxhimin  e asistencës financiare të BE-së nëpërmjet fondeve për parafinancimin, bashkë-financimin dhe mbulimin e kostove të TVSH-së.  “BE për Bashkitë” evidenton se, përveç çështjes së kapaciteteve, sfida kryesore e bashkive në zbatimin e projekteve të financuara nga donatorët lidhet me kuadrin rregullator dhe praktikat individuale të bashkive për menaxhimin e asistencës  financiare nga BE-ja, pas nënshkrimit të kontratës së grantit. Kuadri rregullator i paplotë  dhe mungesa e praktikave të qarta dhe unifikuara kanë çuar në vonesa të mëdha në zbatimin e projekteve.

 

Kliko këtu për të shkarkuar/lexuar studimin.

Lajme të ngjashme

Pin It on Pinterest