Berat: Një vështrim mbi tre ndërtesa të rëndësishme të rikonstruktuara në shërbim të arsimit

Projekti “BE për Bashkitë” nxiti qenësishëm zhvillimin arsimor në Bashkinë Berat”, tregon Marius Qytyku, Drejtori i Drejtorisë së Integrimit Europian dhe Projekteve në Bashkinë e Beratit.

Në Berat, qytet e fshatra, nga ku vështron mali i Tomorrit, vërshon Osumi dhe ku dritaret qëndrojë një mbi një, u rijetëzuan tre godina në shërbim të dijes.

Me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian përmes skemës së granteve “BE për Bashkitë’, Bashkia e Beratit rikonstruktoi kopshtin “Shaban Sollaku” në fshatin Moravë, shkollën 9-vjeçare  “Veri Gjata” në fshatin Dushnik dhe Qendrën e Shërbimeve Arsimore në qytet. Janë mbi 5220 nxënës e fëmijë, rreth 1400 prindër dhe 400 mësues që kanë përfituar nga hapësirat e rikonstruktuara dhe shërbimeve e ofruara në to.

Përmes ndërhyrjeve të planifikuara me kujdes në infrastrukturë u mundësuan mjedise të rinovuara dhe bashkëkohore arsimore në Kopshtin Moravë dhe Shkollën Dushnik, si dhe u krijuan mjedise të cilat harmonizojnë më së miri hartimin e politikave dhe zbatimin e tyre. Ndërhyrjet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore afruan përdoruesit me përfituesit fundor, si vendimmarrësit, mësuesit, komunitetin, prindërit dhe nxënësit”, shprehet Qytyku, Drejtori i Drejtorisë së Integrimit Europian dhe Projekteve në Bashki.

Me një buxhet total prej 200,000,00 eurosh, nga të cilat kontributi i Bashkimit Evropian llogaritet në masën 90%, saktësisht 180,000,00 euro, u realizua nfrastrukurë më e mirë, shërbime më të mira dhe rrjedhimisht jetesë më e mirë.

Klodi Vokopola Hoxha, Drejtoreshë e Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Berat shprehet se godina e re e Qendrës së Shërbimeve Arsimore ka impakt të jashtëzakonshëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimit, shtimin e gamës së shërbimeve dhe në shtimin e numrit të përfituesve.”

Vënia në funksion e zyrave të rikonstruktuara në kuadër të “BE për Bashkitë”, përgjatë këtij viti shkollor ka përmirësuar veprimtarinë e Drejtorisë Arsimore. Ka lehtësuar aksesin e të gjithë të interesuarve për të marrë shërbimin tonë. Ka krijuar komoditet për punonjësit e administratës në mënyrë që ata e kanë më të thjeshtë që të punojnë në grup, të ndajnë informacionet e nevojshme ndërmjet sektorëve, të realizojnë seanca takimesh trajnuese në kushte komode dhe relaksuese. Risia dhe përfitimi më i madh në fushën e shërbimeve të Drejtorisë Arsimore është kujdesi ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe dhe prindërve të tyre. Të gjitha këto janë tregues të rëndësishëm për impaktin e jashtëzakonshëm që ka godina e re e Qendrës së Shërbimeve Arsimore në përmirësimin e cilësisë së shërbimit, shtimin e gamës së shërbimeve që ofrojmë dhe në shtimin e numrit të përfituesve të shërbimit tonë”, tregon Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Me zbatimin e tij, projekti “Shërbime Multifunksionale në Fushën e Edukimit”, bashkë me  ndërhyrjet në infrastrukturë solli edhe ngritjen e shërbimeve të reja arsimore. Po ashtu pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore  u realizuan katër aktiviteteve në kushte tanimë të përshtatshme, në kuadër të projektit. U siguruan libra dhe mjete didaktike për 40 kopshte të gjithë Bashkisë së Berat, ndësa 45 punonjës të saj u trajnuan.

Përmes realizimit të sukseshëm projektit u përmbush qëllimi kryesor i tij për forcimin e komunitetit të Bashkisë së Beratit përmes përmirësimit të shërbimeve dhe rritjes së cilësisë në fushën e arsimit.

 

EU4Municipalities (BE për Bashkitë) është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian. Ai zbatohet nga një konsorcium i drejtuar nga NALAS, Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore, (mbështetur institucionalisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim), në partneritet me Shoqatën e Autonomisë Vendore të Shqipërisë, EcoPartners for Sustainable Development dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit. 

 

Lajme të ngjashme

Pin It on Pinterest