Më 25 dhe 26 Korrik, BE për Bashkitë organizoi trajnimin dyditor “Menaxhimi dhe Zbatimi i Granteve” me përfaqësuesit e gjashtë bashkive fituese në thirrjen e parë të skemës së granteve të BE për Bashkitë.
Ky trajnim kishte si qëllim informimin dhe forcimin e kapaciteteve të bashkive shqiptare për menaxhimin me sukses të granteve të financuar nga Bashkimi Evropian. Pjesëmarresit ishin punonjës të bashkive që mbulojnë aspekte të ndryshme të punës në menaxhimin e këtyre granteve fituese. Përveç menaxherëve të granteve, në këtë trajnim morën pjesë edhe specialistët e financave, prokurimeve si dhe komunikimit nga ana e Bashkive fituese.
Drejtuesi i projektit, z. Elton Stafa thotë se ky cikël trajnimesh vjen si një asistencë për çdo bashki fituese në roundin e parë të skemë BE për Bashkitë, që të menaxhoje në mënyrë të suksesshme grantet e fituara, si dhe të ardhmen të jenë të gatshëm dhe me te afte të tërheqin dhe menaxhojnë fondet e donatorëve të huaj.
Temat e trajtuar në këtë trajnim lidheshin me menaxhimin e grantit si në përmbajtje dhe nga ana financiare, duke përfshirë edhe aspektet e prokurorimit sipas ligjit shqiptar dhe PRAG-ut, si dhe aspektet e komunikimit dhe vizibilitetit sipas kritereve të Bashkimit Evropian. Trajnimi beri një ndërthurje te integruar te nevojave specifike të bashkive fituese me rregullat e përgjithshme për zbatimin e projekteve të financuara nga BE, bazuar ne PRAG. Këto regulla dhe praktika janë paraqitur në mënyrë të përmbledhur në dy Manualet e përgatitur enkas për menaxhimin e granteve të projektit BE për Bashkitë. Një dokument më i përgjithshëm që adreson Menaxhimin e Granteve dhe një tjetër më specifik dedikuar Komunikimit dhe Vizibilitetit te Granteve.
“Gjashtë grantet e fituara janë në funksion të përmirësimit të shërbimeve lokale ndaj komunitetit të këtyre bashkive fituese, ndaj dhe puna e tyre për sigurimin e pronësisë të rezultateve të këtyre projekteve nga ana e komuniteteve të targetuar, është një faktor i rëndësishëm në suksesin e implementimit, që trajnimi e konsideroi në mënyrë të veçantë”, – thotë zëvendësdrejtuesja znj. Entela Pinguli.
Sipas menaxherit të granteve, z. Endrit Dajçi prokurimet e komponentit të investimeve, që është deri në 70 % të fondit të Grantit, sipas legjislacionit Shqiptar, e bëjnë disi më të lehtë punën e përzgjedhjes së kompanive të ndërtimit për bashkitë.
Ndërkohë, pjesë të rëndësishme në implementimin e projekteve luan edhe aspektet e komunikimit dhe vizibilitetit.
Menaxheri i komunikimit dhe vizibilitetit, z. Rigon Harxhi thotë se: “Paraqitja e punës në kuadrin e granteve të fituara është po aq e rëndësishëm sa edhe puna administrative e bërë nga bashkitë, ndaj komunikimi i rezultateve të komuniteteve përkatëse si dhe në mbarë shoqërinë shqiptare është një detyrë e vazhdueshme e këtyre granteve për të përcjell mesahzhe dhe arritur komunikimin e dëshiruar tek grupi i impaktuar”.
Projekti “BE për bashkitë” do të organizojë në të ardhmen një seri trajnimesh dhe aktivitetesh për rritje kapacitetesh për të ndihmuar bashkitë fituaese në zbatimin e me sukses të kontratave të granteve.
Dokumentet me rëndësi që janë të nevojshme për menaxhimin me sukses të këtyre granteve janë listuar më poshtë:
- Manuali i manaxhimit të Granteve BE për Bashkitë
- Manuali i Komunikimit dhe vizibilitetit te Granteve BE për Bashkitë
Dokumentat ndihmëse:
- Ligji nr. 3/2022, date 27.01.20222, “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian, në lidhje me Programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë, për vitin 2020, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA II).
- Udhëzimi për përdorimin dhe koordinimin e fondeve të huaja
- Ndryshimet e akteve ligjore e nënligjore që afektojnë menaxhimin financiar të fondeve të BE-së
- Format kërkese për hapjen e llogarisë bankare për Grantet e EU4M
- Udhëzim plotësues për zbatimin e buxhetit 2022