Më 14 shkurt 2023, projekti ynë EU4Municipalities do të zhvillojë një trajnim mbi menaxhimin dhe zbatimin e granteve të BE-së për grantmarrësit e thirrjes së dytë për propozime të Skemës së Granteve EU4Municipalities në Shqipëri, zbatuar nga një konsorcium i drejtuar nga NALAS.
Trajnimi do të fokusohet në çështjet që lidhen me menaxhimin e aktiviteteve, prokurimin, menaxhimin financiar, monitorimin dhe vlerësimin e granteve të EU4M, si dhe komunikimin dhe dukshmërinë e mbështetjes së BE-së.
Trajnimi ofrohet në kuadër të Komponentit të 2-të të projektit EU4M – Forcimi i kapaciteteve të komunave për menaxhimin e fondeve të BE-së.
Trajnimi do të ndjekë një qasje të kombinuar, duke integruar rregullat e përgjithshme për zbatimin e projekteve të financuara nga BE-ja me nevojat specifike të bashkive shqiptare.