Informacion i përgjithshëm
Kohëzgjatja e projektit
Buxheti Total
Kontributi i BE (90%)
Kontributi Kombëtar (10%)
Komponenti i Investimit (50.14%)
Objektivi Kryesor
Aftësitë dhe shërbimet e përmirësuara në Bashkinë Tropojë, për ri-vitalizimin e jetës së të rinjve në bashkinë e tyre.
Aktivitetet Kryesore
- Takimi fillestar me fokus kuadrin e manaxhimit të projektit, planin e punës, ndarjen e detyrave dhe manaxhimin financiar, me praninë e përfaqësuesve të Bashkisë Tropojë dhe përfaqësuesve të OJQ “Udhëtim i Lirë-Liberi di Viaggiare”.
- Rindërtimi i Qendrës Rinore për tre muaj, në përputhje me kontratën e firmosur me Bashkinë Tropojë.
- Përgatitja dhe Krijimi i Këshillit Rinor dhe Planit të Punës për Rininë (YoWP)
- Aktivitete për rritjen e kapaciteteve për Qendrën Rinore: trainim 3 (tre) ditor me përfaqësues nga sektori i rinisë në Bashkinë Tropojë dhe të rinj; Sesione informuese për nxënës të trainuar në shkollat e mesme rreth çështjeve të pjesëmarrjes së të rinjve në strukturat vendim-marrëse dhe rreth rolit të tyre në komunitet; Përdorimi i metodave stimuluese nëpërmjet shembujve të mirë nga Bashkimi Europian të cilat do t’i prezantohen audiencës rinore nga organizata partnere, me qëllimin për të stimuluar ndërgjegjen e tyre dhe vlerën e tyre për shoqërinë; një seminar 5-ditor do të organizohet me përfaqësues të Këshillit Rinor të Tropojës në një kamp rinor; trainim 3-ditor i modelit “ peer to peer”, me module të posaçme trajnimi rreth procesit të vendim-marrjes.
- Komunikimi dhe vizibiliteti i Qendrës Rinore: Dizenjimi, printimi dhe shpërndarja e materialeve promovuese; Organizimi i Ditës Kombëtare të Rinisë në bashkia, me praninë e shumë përfaqësuesve nga palët e interesuara.
Foto nga projekti para-pas
Rezultatet kryesore
Qendra Rinore e krijuar në ndërtesen e ri-konstruktuar në Tropojë dhe mbështetje operative për 3 iniciativa rinore (1 debat me pjesëmarrjen e 16 të rinjve, 1 iniciativë e klubeve sportive me pjesëmarrjen e 15 të rinjve, krijimi i 10 grupeve vullnetare me pjesëmarrjen e të rinjve dhe kuptimi i tyre lidhur me integrimin Europian.
Këshilli Rinor i krijuar dhe funksional dhe Plani i Punës i hartuar dhe operativ për 5 vite. Nje staf i Qendrës Rinore i aftësuar dhe në gjendje të manaxhojë programin e Këshillit Rinor si dhe të bashkëpunojë me Bashkinë Tropojë.
10 persona nga stafi i Bashkisë Tropojë, të aftësuar dhe në gjëndje të manaxhojnë programin rinor si dhe të bashkëpunojnë me Këshillin Rinor.