Informacion i përgjithshëm
Kohëzgjatja e projektit
Buxheti Total
Kontributi i BE (85.62%)
Kontributi Kombëtar (14.38%)
Komponenti i Investimit (57.62%)
Objektivi Kryesor
Ofrimi i shërbimeve publike më të mira për komunitetitn nëpërmjet ndërhyrjeve të vogla në qytetin e Rrëshenit.
Aktivitetet Kryesore
- Organizimi i takimeve publike për ndarjen e planit për përdorimin e parkut të gjelbër argëtues për femijet dhe të moshuarit në rrugën “Gjergj Fishta”.
- Organizimi dhe mbikqyrja e punës ndërtimore për rikonstruksionin e këndit të lojërave në rrugën “Gjergj Fishta”.
- Organizimi i 4 aktiviteteve të ndërgjegjësimit: Një takim me temë “Fëmijët u mësojnë gjyshërve ndërkohë që gjyshërit u mësojnë fëmijëve”; Një koncert me muzikë klasike nga Orkestra “Wind” e Qendrës Kulturore të Fëmijëve (QKF); Një ekspozitë punimesh: – Si e kuptojmë Europën?; Një projekt gjelbërimi “Lagja ime e Gjelbër”
- Përgatitja e draft-rregullores dhe përfshirja e sugjerimeve në Rregulloren Bashkiake për Parqet dhe hapsirat Publike në Mirditë. Organizimi i dëgjesave publike me banorët e të gjitha zonave urbane të prekura nga rregulloret.
- Organizimi i një Udhëtimi Studimor në Korçë i një grupi këshilltarësh bashkiakë dhe administratës, me qëllim njohjen me rregulloret e manaxhimit të hapsirave publike.
- Organizimi dhe inaugurimi i parkut për fëmijët dhe të moshuarit në rrugën “Gjergj Fishta”, me pjesëmarrjen e gjërë të të gjithë përfituesve.
- Manaxhimi i këndit të lojërave, pastrimi dhe ruajtja e sigurisë së tij. Sigurimi i një manaxhimi afat-gjatë.
- Organizimi i aktivitetit përmbyllës.
Foto nga projekti para-pas
Rezultatet kryesore
Një kend lojërash i rindërtuar në rrugën “Gjergj Fishta”, një investim i cili përmirëson si aksesin, ashtu edhe cilësinë e shërbimeve argëtuese lokale për 16054 banorët e Rreshenit.
4 aktivitete publike me pjesëmarrjen e 1315 fëmijëve dhe 753 të moshuarve organizuar në mjedisin e gjelbër të sapondërtuar për të promovuar dialogun ndër-brezor, fuqizimin e të rinjve dhe të moshuarve, promovimin e kulturës së mjedisit të hapur si dhe të vlerave të BE rreth jetesës së shëndetshme.
Rregullorja Bashkiake e Parqeve dhe Hapsirave Publike në Mirditë, është përgatitur dhe aprovuar nga Këshilli Bashkiak, si një udhëzues për përdorimin me efiçencë të hapsirave bashkiake publike në favor të 36094 banorëve.