Informacion i përgjithshëm
Kohëzgjatja e projektit
Buxheti Total
Kontributi i BE (83.18%)
Kontributi Kombëtar (16.82%)
Komponenti i Investimit (60.27%)
Objektivi Kryesor
Përmirësimi i shërbimeve bashkiake të cilat kontribojnë në zhvillimin dhe aplikimin e Agjendës së Gjelbër, me përfshirjen e komuniteteve lokale në Bashkinë Kavajë
Aktivitetet Kryesore
- Organizimi i takimit hapës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Bashkisë Kavajë dhe Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit/IMMT.
- Përgatitja dhe Zhvillimi i Planit të Veprimit për Energjinë e Qëndrueshme dhe Klimën (SECAP) për Bashkinë Kavajë.
- Instalimi i nje sistemi panelesh diellore me kapacitet total prej 26 kwp në tarracën e shkollës së Bujqësisë.
- Organizimi i 5 aktiviteteve për rritjen e kapaciteteve rreth përdorimit të energjive të rinovueshme: 2 trainime 3 (tre) ditore me përfaqësues nga Departamenti i Energjisë dhe Klimës për stafin e Bashkisë Kavajë; Një trainim workshop 5 (pesë) ditor me pjesëmarrjen e përgjithshme të 20 studentëve nga shkolla e agro-biznesit, në lidhje me çeshtjet që kanë të bëjnë me energjinë e rinovueshme, ujitjen “e zgjuar” dhe manaxhimin e ujërave;
- Organizimi i 2 eventeve për transferimin e njohurive: Nxënësit e shkollës, me ndihmën e një mentori, do t’ia transferojnë dijet dhe njohuritë 10 të rinjve të tjerë rurale (fermerë), për aplikimin e sistemeve të energjisë së rinovueshme në fermat e tyre; Një seminar 5-ditor do të organizohet me përfaqësues nga hotelet e përzgjedhura të interesuara bregdetare, me tematikë krijimin e sistemit të manaxhimit të energjisë. Në këtë kuadër, do të përgatitet edhe një manual në mbështetje të hoteleve bregdetare me qëllim reduktimin e konsumit të energjisë elektrike, kryesisht gjatë sezonit veror.
- Organizimi i aktiviteteve për rritjen e ndërgjegjësimit: Dita e Energjise në Bashkinë Kavajë, e cila do të promovojë vlerat e BE-së lidhur me efiçencën energjitike, me pjesëmarrjen e 20 përfaqësuesve nga palët lokale të interesuara.
- Komunikimi dhe vizibiliteti: Dizenjimi, printimi dhe shpërndarja e 300 materialeve promovuese për të gjitha aktivitetet e sipërpërmendura.
Foto nga projekti para-pas
Rezultatet kryesore
Përgatitja e Planit të Veprimit për Energjinë e Qëndrueshme dhe Klimën për Bashkinë Kavajë 2022-2030, dhe prezantimi në Këshillin Bashkiak
Sistemi i paneleve diellore (26 kwp) i instaluar në tarracën e shkollës së agro-biznesit “Charles Telford Erickson” ne Golem, per 140 studente dhe 30 mësues, qe ndihmon ne uljen e konsumit te energjisë në 90%.
Kapacitetet të rritura të 5 autoriteteve përfaqësuese bashkiake lokale lidhur me SECAP dhe implementimin e tij.
20 studentë,5 përfaqësues nga hotelet dhe10 fermerë të rinj, janë informuar dhe përfshirë në praktikat e kursimit të energjisë si dhe lidhur me vlerat e BE-së për eficencen energjitike