Bashkia Fushë Arrëz


Njësia për Vlerësimin e Nevojave dhe Referimin e Çështjeve (NECRU) – shërbim për komunitetin

 Informacion i përgjithshëm

Kohëzgjatja e projektit

Buxheti Total

Kontributi i BE (89.10%)

Kontributi Kombëtar (10.90%)

Komponenti i Investimit (57.89%)

Objektivi Kryesor

Shërbime bashkiake të përmirësuara për grupet e margjinalizuara dhe vulnerabël në Bashkinë Fushë Arrëz.

Aktivitetet Kryesore

  1. Prezantimi dhe ndarja e planit të projektit me komunitetin e targetuar (grupet e margjinalizuara dhe vulnerabël) në Fushë Arrëz.
  2. Ri-konstruksioni dhe supervizimi i punimeve për rehabilitimin e qendrës multi-funksionale e cila do të ofrojë shërbime ndaj grupeve të margjinalizuara dhe vulnerabël në Bashkinë Fushë Arrëz.
  3. Krijimi i qendrës multifunksionale NECRU e cila ofron shërbime për grupet e margjinalizuara dhe vulnerabël.
  4. Krijimi i Librit të Adresave të qendrës multifunksionale NECRU si dhe i formularëve të dokumentacionit për pjesëmarrje të suksesshme të rasteve qe lidhen me grupet e margjinalizuara dhe vulnerabël.
  5. Organizimi i një trainimi me stafin lidhur me lehtësimin e qasjes përfshirëse dhe dimensionin social të grupeve të margjinalizuara dhe vulnerabël në Bashkinë Fushë Arrëz dhe përgatitja e metodologjisë për qëndrueshmërinë e këtyre shërbimeve.
  6. Organizimi i dixhitalizimit të shërbimeve.
  7. Organizimi i aktiviteteve të vizibilitetit, të cilat përfshijnë: përgatitjen e 100 copë bluza; 100 copë çanta; promovimin e projektit nëpër mediat sociale për 9 muaj; promovimin nëpër programet televizive; përgatitjen e 1 videoje; printimin e një baner-i roll up; përgatitjen dhe mirëmbajtjen e Faqes në Web.

Foto nga projekti para-pas

 Rezultatet kryesore

1- Qendra multifunksionale e krijuar në Bashkinë Fushë Arrëz lehtëson një qasje gjithepërfshirëse për kuotat gjinore dhe një dimension social për rreth 60 persona nga grupet e margjinalizuara dhe vulnerabël:
• 30 persona me aftesi te kufizuar (disabilities);
• 10 persona me te ardhura te ulta ekonomike;
• 20 persona me nevoja qe perfshijne katogrite: te rinj te margjinalizuar, te moshuar, gra te abuzuara, individe te margjnalizuar prej komunitetit rome etj.

Një punonjës social i punësuar në Bashkinë Fushë Arrëz, 5 persona nga Sektori i Kujdesit Social si dhe nga 1 person prej secilës njësi administrative, janë më të aftësuar për t’u shërbyer grupeve të margjinalizuara dhe vulnerabël; shërbimi do të jetë i disponueshëm online.

Pin It on Pinterest