“Rrugëtim drejt shkrimit të një projekt-propozimi të suksesshëm për fondet e BE-së” titullohet trajnimi i realizuar në tre qytete të Shqipërisë nga projekti “BE për Bashkitë”.
Me qëllim mbështetjen e potencialit zhvillimor të bashkive dhe përmirësimin e kushteve socio-ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve lokale në Shqipëri, projekti kontribon edhe në ndarjen e përvojave dhe mësimeve të nxjerra nga faza e aplikimit për grante. Prandaj dhe, synimi kryesor i këtyre trajnimeve është t’u jepet mundësi të gjitha stafeve të reja të Bashkive në Shqipëri të përfitojnë nga mësimet e projektit “EU4Municipalities”.
Trjanimet u realizuan në Krujë, Vlorë dhe Shëngjin (Lezhë), në sinergji me projektin “Bashkitë për në Evropë”, që ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të Njësive të Qeverisjes Vendore, në kuadër të proçesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Në trajnimin e parë, zhvilluar më 29-31 mars 2023 në Krujë morën pjesë 21 punonjës të Bashkive të Shqipërisë. Stafet e Njësive të Integrimit Evropian u njohën me tema të përditshmërisë së punës së tyre. Atyre iu treguan hapat konkretë për hartimin e një projekti, si dhe një ushtrim i kombinuar mes orientimit të trajnerëve dhe simulimit të hartimit të një projekti të përzgjedhur nga vetë të pranishmit.
Në Vlorë, trajnimi i dytë u realizua në datat 11-13 prill 2023, duke ndërthurrur teorinë me ushtrime praktike për shkrimin e projekt-propozimeve.
Po ashtu, në trajnimin e mbajtur në Shëngjin (Lezhë) në datat 18-20 prill 2023, përvec të tjerash, u bashkënda eksperienca dhe mësimet e nxjerra nga proçesi e vlerësimit të projekt-propozimeve në kuadër të skemës së granteve të “BEpërBashkitë”.
Trajnimi i realizuar në tre qytete të ndryshme të vendit përfshiu diskutime të hapura me pjesëmarrësit mbi sfidat kryesore me të cilat ata përballen në shkrimin e propozimeve, ku u konsiderua edhe mundësia për ndarjen e eksperiencave ndërmjet bashkive.
‘BE për Bashkitë’ dhe ‘Bashkitë për në Evropë’ do të vijojnë bashkëpunimin për rritjen e kapaciteteve të bashkive në fushën e menaxhimit të fondeve të Bashkimit Evropian.