Katalog “BE për Bashkitë – Një histori suksesi”, produkt i skemës së granteve “BE për Bashkitë” i financuar nga Bashkimi Evropian, ofron një pasqyrë të projekteve të zbatuara nga 19-të bashkitë fituese, të përzgjedhura nga thirrja për propozime. Skema e Granteve “BE për Bashkitë” është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, ku BE ofron mundësi për asistencë për bashkitë për të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë vendore. Nëpërmjet dy thirrjeve për propozime të hapura për të gjitha bashkitë shqiptare, nga kjo skemë trajtohen me anë të granteve të investimeve fushat e infrastrukturës dhe shërbimeve publike vendore, zhvillimi ekonomik vendor, risitë, krijimi i vendeve të reja të punës, mbrojtja e mjedisit dhe fuqizimi i të rinjve.
Për më shumë informacione për këto projekte shfletoni katalogun këtu.