Informacion i përgjithshëm
Kohëzgjatja e projektit
Buxheti Total
Kontributi i BE (89.95%)
Kontributi Kombëtar (10.05%)
Komponenti i Investimit (67.24%)

Objektivi Kryesor
Kontributi në integrimin dhe përfshirjen sociale të zonave periferike dhe vulnerabël të Bashkisë Shkodër.

Aktivitetet Kryesore
- Rehabilitimi i infrastrukturës së QKMF-së dhe zonës së gjelbërt përreth.
- Mobilimi dhe pajisja i ambjenteve të çerdhes dhe kopshtit dhe tualeteve përkatëse.
- Vlerësimi i nevojave dhe analiza e mangësive përsa i përket shërbimeve që do të ngrihen.
- Vlerësimi i nevojave dhe analiza e mangësive përsa I përket kapaciteteve të stafit të bashkisë për të ofruar këto shërbime.
- Trajnimi i stafit të cilët punojnë më individët dhe grupet vulnerabël apo në risk.
- Qasja dhe mbështetja peer-to-peer ndërmjet stafit në terren të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe stafit të bashkisë.
- Aktivitete gjithëpërfshirëse të ofruara për të rinjtë, anëtarë të familjeve vulnerabël të cilët trajtohen apo marrin shërbime pranë QKMF-së.
Foto nga projekti para-pas






Rezultatet kryesore
Ngritja e një qendre komunitare multi-funksionale dhe ofrimi i shërbimeve për 500 anëtarë të komunitetit që përfitojnë çdo vit, në një zonë të pazhvilluar dhe informale të Lagjeve 1 & 2 të Bashkisë Shkodër.
Një çerdhe dhe kopsht për fëmijë në ambientet e godinës së QKMF-së me një kapacitet prej 150 fëmijësh dhe familjesh përfituese.
Program zhvillimi për të rinjtë dhe aktivitete për 150-180 të rinj që përmirësojnë aftësitë e tyre të buta; aktivitete edukative dhe argëtuese.
6 evente dhe aktivitete vizibiliteti, promovuese të vlerave të BE-së të integruara në QKMF, me pjesëmarrjen e 200 personave/të rinjve.
7 staf të bashkisë të aftë për të punuar me individët dhe grupet vulnerabël e në rrezik.
