Informacion i përgjithshëm
Kohëzgjatja e projektit
Buxheti Total
Kontributi i BE (89.83%)
Kontributi Kombëtar (10.17%)
Komponenti i Investimit (58.66%)

Objektivi Kryesor
Përmirësimi i shërbimeve bashkiake lokale të cilat kontribojnë në përmirësimin e pjesëmarrjes se komunitetit lokal në zhvillimin e mirëqënies sociale në Bashkinë Klos.

Aktivitetet Kryesore
- Organizimi i punës ndërtimore për krijimin e këndit të ri komunitar të lojërave,
- Pajisja e këndit të lojërave dhe instalimi i masave të sigurisë për fëmijët e vegjël.
- Organizimi i 7 aktiviteteve edukative/rritjen e kapaciteteve; 2 trainime rreth aktiviteteve në mjedis të hapur për edukatoret e kopshtit; 2 trainime rreth vlerave të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe zvogëlimin e mbetjeve; Një workshop me fëmijët për menaxhimin e diferencuar të mbetjeve.
- Organizimi i 7 aktiviteteve për rritjen e ndërgjegjësimit: 1 ditë-pa-plastike; Një festival me të gjitha shkollat për të inaguruar këndin e lojërave; 4 ditë ekologjike; një workshop për sportet.
Foto nga projekti para-pas





Rezultatet kryesore
Bashkia Klos pasurohet me një mjedis të gjelbër të hapur, të përdorur nga 390 fëmijë, prindër dhe gjyshër. Ndjeshmëria e të gjithë komunitetit të Klosit në lidhje me impaktin pozitiv të një mjedisi të sigurtë për takime sociale, eshtë rritur.
390 fëmijët e kopshteve lokale mund të përdorin një kënd lojërash të gjelbër dhe të sigurtë në ambient të hapur, gjatë orëve të mësimit.
Jeta kulturore dhe sportive në Bashkinë Klos pasurohet me 3 aktivitete të reja në mjedis të hapur.
Më shumë së 200 punonjës të bashkisë dhe 390 fëmijë të Bashkisë Klos, janë më të ndërgjegjësuar dhe të informuar lidhur me vlerat e BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe manaxhimin e mbetjeve.
